Përsërit gabimin e vitit 2017! Rama kërcënon mësuesit dhe infermierët për vendin e punës: Me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur!

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe sot sagën e nisur me drejtuesin politik të Vlorës, Damian Gjiknurin, të cilit i kërkoi ta bënte ‘tërmet’. Sot, teksa udhëtonte në Leskovik, Rama publikoi një video ku dëgjohej biseda e tij me Milva Ekonomin që qëndron në krye të listës së Durrësit.

Teksa e pyeste për situatën në vend, Rama tha se mësuesit dhe infermierët kanë hyrë në punë me meritë, por që duhet ta mbronin atë me votë, duke shtuar se ‘me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur.’

Pjesë nga biseda, momenti në minutën e parë:

RAMA: Alo. Milva si je?

EKONOMI: Mirmbrëma si jeni kryeministër,

RAMA: Unë mir jam, po ec në pyje, në një rrugë Leskovik-Përmet, natyrë fantastike, ka rënë errësira, po them të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrës?

EKONOMI: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.

RAMA: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.

EKONOMI: Edhe ata e kishin parasysh shumë mirë këtë gjë. Kishin vuajtur gjatë

Pikërisht fraza ‘me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur’, është një kërcënim i hapur nga kryeministri Edi Rama për mësuesit dhe infermierët. E thënë ndryshe, nëse mësuesit e infermierët nuk votojnë Partinë Socialiste mund të ikin në drejtim të paditur, ndoshta pa punë…

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të tillë. Në vitin 2017, në qershor, teksa zhvillohet fushata elektorale, kryeministri Rama u bëri thirrje policiëve që të hiqnin kapelet dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.

Ditë më vonë, Rama kërkoi falje për këtë thirrje që u bëri efektivëve. Por këtë herë, çfarë do të bëjë?

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement