Pasi provokoi me hartën e mbuluar me flamurin serb, Vuçiç nuk ndalet: Ja veprimi i radhës në dëm të Kosovës

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka falenderuar ditën e sotme ambasadorin e Nigerisë, Eniola Olaitan Ajaji, që vendi i tij ende nuk e ka njohur Kosovën.

Ky falenderim u bë gjatë një takimi mes dy politikanëve ditën e sotme, ndërkohë kjo deklaratë e fortë vjen vetëm një ditë pasi Vuçiç publikoi një foto të hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

“Presidenti Vuçiç falënderoi Nigerinë për respektimin e ligjit ndërkombëtar duke respektuar integritetin dhe sovranitetin e Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e vetëshpallur nga Kosova,”-ka thënë ai.

Po ashtu Vuçiç është shprehur se pret që të hapet ambasada Nigeriane në Beograd, në mënyrë që të rritet marrëdhënia e mirë, midis dy vendeve.

“Ne presim që ambasada nigeriane të rihapet në kryeqytetin tonë, që ne të mund të kemi kontakte më të shpeshta me qëllimin për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim”, ka thënë Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement