Meta vlerëson me tituj nderi 3 gazetaret

Presidenti Meta, ka vlerësuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, tre gazetare të spikatura, Afërdita Selimajn, Violeta Durin dhe Iva Hoxhën.

Me anë të një ceremonie solemne, Kreu i Lartë i Shtetit dekoroi për 8 Mars me titullin “Mjeshtër i Madh” zonjën Afërdita Selimaj, me motivacionin: “Me mirënjohje për kontributin e vyer si gazetare dhe drejtuese e Departamentit të Informacionit në ‘Radio Tirana’. E para grua në krye të Lidhjes së Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë, e cila me zërin e saj të spikatur dhe aftësinë në drejtimin e emisioneve të lajmeve, u shndërrua në njërën prej figurave më të ndjekura në valët e ‘Radio Tiranës’, brenda dhe jashtë vendit”.

Me titullin “Mjeshtër i Madh”, u ndërua gjithashtu edhe zonja Violeta Duri me motivacionin: “Në vlerësim të merituar për punën dhe angazhimin profesional si gazetare radiofonike. Një nga profesionistet më të dashura për dëgjuesit e ‘Radio Gjirokastra’ në jug të vendit, si dhe për kontributin e spikatur në fushën e gazetarisë, jo vetëm nëpërmjet edukimit universitar të brezave më të rinj, por dhe për gjurmët e lëna në shtypin e shkruar, përmes artikujve të botuar dhe punës si redaktore e shumë emisioneve radiofonike.”

Ndërsa Iva Hoxha u vlerësua me titullin ‘Naim Frashëri’, me motivacionin: “Me mirënjohje për prezantuesen ikonë përgjatë tri dekadave të ‘Televizionit Publik Shqiptar’, Me aftësitë e saj shprehëse dhe shqiptimin e pastër, hyri jo vetëm në shtëpitë e çdo shqiptari, por edhe në zemrat dhe mendjet e tyre, duke u shndërruar në simbolin e emisioneve të përditshme informative.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu