Athina ‘ndizet’ nga protestat, përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë

Përkeqësohet situata e protestës së organizuar në Athinë, ku një përplasje ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë ka shkaktuar një të plagosur nga forcat e policisë.

Pamjet e publikuara nga Zougla, tregojnë sheshin Nea Smyrni nën flakë dhe forca të shumta policore të cilat po mundohen të mbajnë nën kontroll turmën.

Në 18:00 pasdite filloi një demonstratë masive ku mijëra qytetarë shprehën indinjatën e tyre për dhunën e policisë dhe incidentet e dhunshme të dielën e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement