Disa arsyet pse dyert në tualetet publike nuk arrijnë dyshemenë

Një banjë publike me siguri nuk është vendi më i këndshëm që duhet të vizitojmë., por ndonjëherë jemi të detyruar ti përdorim. Kur përdorni një tualet publik, ju ndoshta keni menduar pse dyert nuk arrijnë në dysheme

Përgjigja është, nuk është bërë për t’ju turpëruar.

Në të vërtetë ka disa arsye dhe për këtë dhe Bright Side tregon disa nga këto arsye.

1.Është me e lehtë për t’u pastruarImagePër shkak të kërkesës së lartë për tualete publike është e nevojshme që ato të pastrohen disa herë në ditë. Hendeku në pjesën e poshtme bën që banjot të pastrohen shumë më lehtë.

2. Në rast aksidenti, ju mund të merrni ndihmë lehtësisht.ImageNë një derë të mbyllur plotësisht nëse një personi i bie të fikët ose mund të ketë probleme shëndetësore do të duhej shumë kohë para se dikush ta vinte re atë.

3. Ndihmon në frenimin e sjelljes së papërshtatshmeImageMungesa e  privatësisë në tualetet publike gjithashtu i ndalon njerëzit të bëjnë gjëra që nuk duhet të bëjnë. Karakteristikat e dyerve lejojnë një nivel më të lartë të mbikëqyrjes dhe parandalimit të sjelljes së papërshtatshme.

4.Kushtojnë më lirëImageNdërtimi i ndarjeve që shtrihen nga dyshemeja në tavan kërkon një dizajn më të saktë dhe përdorimin e materialeve të ndryshme, gjë që do të rriste koston totale . Për një pronar biznesi, do të jetë gjithmonë më me kosto efektive blerja dhe instalimi i dyerve me boshllëqe.

5. Ka ventilim më të mirë të erëraveImageNë një banjo të mbyllur plotësisht bëhet e vështirë që aromat e pakëndshme të zhduken. Me boshllëqet mbi dhe nën tezgat e banjës, ajri qarkullon shumë më mirë dhe erërat e këqija zhduken më shpejt.

6.Ju mund të ndani letrën e tualetit më lehtëImageTë gjithë e dimë atë moment të tmerrshëm kur papritmas kuptojmë se kemi mbaruar letra higjienike ndërsa shkonim në tualet. Nëse ndodh në një banjë publike, të paktën mund të kërkoni që personi në stendën pranë jush t’ju kalojë pak letër higjienike, por nëse ju mbaron letra në një derë të mbyllur plotësisht, askush nuk mund t’ju shpëtojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu