Hyri me semafor të kuq policia i theu tre brinjë/ Flet 60-vjeçari i dhunuar: Më kanë rrahur si Serb. Nuk do e lë me kaq…

Bardhyl Bakija, shqiptari, i cili u dhënuar ditën e sotme nga efektivët e policisë për shkak se u fut në semafor të kuq ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Në një intervistë për  ‘T7’, 60-vjeçari, ka thënë se ata kanë ushtruar dhunë ndaj tij, pa e lënë që të sqaqrohet dhe pa dhënë asnjë shpjegim. Ndër të tjera ai ka treguar dhe arsyen se përse është futur në semafor të kuq duke thënë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Bakija, është shprehur se çështjen e dhunimit nga efektivët e policisë do ta çojë deri në fund.

Aty Bakija thotë që policët ushtruan dhunë ndaj tij, krahas asaj që deklarohet se nuk refuzoi të dorëzohet.

“Edhe u nala, i çova durt edhe tu dalë prej kerrit thashë më falni se gabova. Pa e kry më ka ra dikush boks në kry më ka qit në tokë. Ma kanë msy nja 7 vetë me krejt forcën më kanë rrahë, vetëm zoti e di çfarë të rrehne më kanë bërë, këso të rrahure kam pa vetëm në kohën e okupimit të Serbisë, ka thënë Bakija.

Ai sqaron pse vendosi të kalojë semaforin në atë formë.

“Nuk isha në gjendje të mirë. Hyra në krye të rrugës e pashë 5 e 45 e mëngjesit, nuk kishte asnjë makinë, hajt thashë po hi në të kuqën, 8 sekonda. Si hina në të kuqën shkova rreth 300 metra po e vërej Policinë”, rrëfen ai.

60 vjeçari thotë se do ta sqarojë deri në fund pse policia përdori këtë metodë për ta ndaluar.

“Pa e marrë vesh nuk tërhiqem prej kësaj pune, ata janë të fortë, unë jam i ligë. Ata janë të fortë se ata më kanë rrahë mua”, shtoi ai.

E nga kjo ngjarje, ky qytetar pësoi lëndime. Zyrtarët policorë atij ia thyejnë dy brinjë. Këtë e kanë konfirmuar edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“E kam vizituar pacientin, në bazë të ekzaminimit klinik që i kemi bërë, testeve dhe CT është konstatu se i ka dy brinjë të thyer në anën e majtë”, ka thënë ortopedi, Burim Sahatqiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement