Shqiptarët që na bënë krenarë gjatë 2020-ës

Rënia e regjimit komunist, në dhjetor 1990, shënoi fillimin e eksodit të pandalshëm të shqiptarëve drejt botës perëndimore, fenomen që ka vijuar deri më sot.
Ata kanë një shtrirje të gjerë gjeografike nëpër botë, megjithatë, ndonëse të larguar dhe me një jetë të rinisur nga e para, shumë prej tyre nuk e kanë harruar vendin e tyre të lindjes.
Ndër vite, nuk kanë qenë të pakta rastet e historive të suksesit nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të globit, madje nuk harrojnë të përmendin edhe origjinën e tyre.
Edhe këtë vit, nuk munguan historitë e suksesit të shqiptarëve nëpër botë, në fusha të ndryshme si në politikë, biznes, art, sport etj., të cilat më poshtë i rendisim si rastet që na bënë të ndihemi krenarë…!
Besjana Kadare, vajza e Ismail Kadares, u përzgjodh si zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75 të saj.

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian u rendit mes 30 grave më frymëzuese në Suedi, sipas renditjes së “Sweden’s Leader’s Organization”.

Deshire Shehu, shqiptarja nga Fushë Kruja fitoi për të dytën herë zgjedhjet komunale në landin Steiermark në Austri.

Hatije Ismaili , shqiptarja që është shpallur mjekja më e mirë në Slloveni. Ajo fitoi një çmim mjaft të rëndësishëm atje, pasi është zgjedhur nga vetë pacientët.

Geri Cupi u rendit në listën e revistës “Forbes” me 30 persona nën moshën 30 vjeçare që kanë arritje në sipërmarrje. 27 vjeçari shqiptar është bashkëthemelues i “Mono Chain” me bazë , platformë që i jep shitësve me pakicë një mundësi të artë për të pasur klientë.

Sukseset e këngëtares shqiptare Dua Lipa nuk kanë të ndalur në arenën ndërkombëtare. Ajo fitoi çmim në “AMA 2020” me këngën “Don’t Start Now” në zhanrin pop/rok/, si një tjetër konfirmim për suksesin e Dua Lipës
Edhe shqiptarja Ava Max mori çmim në Music Awards 2020. Ajo u shpërblye me çmimin “Klipi më i mirë” për kategorinë kombëtare.


Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare u nderua me çmimin prestigjioz, “Launi i Artë”, në ceremoninë e mbajtur në qytetin e Venecias.

Motivacioni i këtij vlerësimi për Taren, ishte për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm.
I riu shqiptar, Daniel Nikolla u shpall “Fytyra e së Ardhmes e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikimit 2020” në qytetin e Birminghamit, Mbretëri e Bashkuar. Danieli u shpall më i miri i kësaj kategorie përballë 4 finalistëve të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement