Provat/ Si nuk e kishim kuptuar? Ja prej sa kohësh na ka mashtruar Tea dhe Bearti

Gjatë ditës së djeshme në rrjet shpërthyen foto dhe video të Teas së PërPuthen e cila rezultoi e lidhur me Beartin, konkurrentin nga Kosova i cili kishte shumë kohë që ishte larguar nga Programi.

Së fundmi, Bearti ka postuar një video sqaruese në rrjetin social “Instagram”, duke e mbrojtur Tean dhe duke thënë që lidhja e tyre është e vërtete dhe më e bukura e të gjitha dashurive.

Por çfarë shkruante Bearti kohë më parë, ku në foto dukej një vajzë që me shumë mundësi ishte Tea.

Ai ka publikuar në profilin e tij një foto me Tean në muajin nëntor të vitit që lamë pas duke mos e vënë re njëri.

“Ndonjëherë ju duhet të luani rolin e një budallai, të mashtroni budallain që mendon se ju mashtrojnë”, shënoi ai në mbishkrimin e fotos, gjë e cila lë të kuptohet ngjarja e ditës së djeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement